Live

Gashi në Prizren: Vitin tjetër dyfishojmë fondin për rininë

18:09 / 20 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Është hapur sot Panairi i punësimit në Prizren, i cili ka për synim që të ofrojë punë për të rinjtë. Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka premtuar se fondin për ndërmarrësit e rinj, do ta rrisin në 3 milionë euro.

Në ceremoninë e hapjes, Gashi theksoi se ky fond është dedikuar për të rinjtë, e që në kuadër të tij janë hapur 70 biznese.

Gashi: Vitin tjetër dyfishojmë fondin për rininë

“Fondi ynë i rinisë ka pasur një impakt të madh për dy vite, edhe në hapjen e bizneseve edhe në rritjen e numrit të të punësuarve në Republikën e Kosovës. Sigurisht se për vitin e ardhshëm është planifikuar që ky fond të jetë 3 milionë euro, një dyfishim i buxhetit, i cili po ashtu do të dedikohet edhe për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, sepse shpeshherë kemi probleme me profile të caktuara ku kërkohen nga shumë kompani e ndërmarrje”, tha ai.  

Ndryshe, panairi i punësimit në Prizren do të zgjasë dy ditë. Ndërsa pritet që një event i tillë të bëhet tradicional,

Shpërndaje në

U Kopjua