Live

Gashi: Po më shqetëson gjendja psikosomatike e Fatmir Limajt

21:39 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Studiuesi dhe analisti, Shkëlzen Gashi, ka thënë se e ka shqetësuar gjendja psikosomatike e kryetarit të Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Gashi ka thënë se Limaj nuk mund të rikthehet më për sa i përket forcës politike, sipas tij ai e ka mbaruar misionin.

“Më shqetësojke gjendja e tij psikosomatike, edhe 400 vjet duhet me më votu mu, e ke dhënë kontributin, në histori kanë me u shënu plusat edhe minusat”, ka thënë Gashi në Pressing të T7.

Sipas Gashit edhe në të kaluarën ka pasur shumë figura që janë përpjekur të rikthehen në politikë, por nuk kanë mundur.

Gashi ka thënë se nuk ka problem me odat, por thotë se partitë opozitare duhet të forcohen për ta sfiduar pushtetin, teksa është skeptik që kjo mund të arrihet me figura të konsumuara.

“Mua po më pëlqen reformimi i LDK-së, por ajo që po më pengon që nuk është shumë aktive”, thotë Gashi teksa tregon se nuk pajtohet ideologjikisht me këtë parti.

Sipas tij po të ishte Lëvizja Vetëvendosje në opozitë nuk do ta lëshonte kaq lehtë rastin e Martin Berishajt, kështu ai kritikoi opozitën në raport me qasjen ndaj këtij rasti.

Shpërndaje në

U Kopjua