Live

Gashi: Pozitë-opozitë duhet të jenë në një front të përbashkët për ruajtjen e funksionalitetit të shtetit

16:27 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Profesori i Historisë dhe Shkencave Politike, Ibrahim Gashi për kosovalive.net, kundrejtë zhvillimeve të brishta të sigurisë në veriun e Kosovës ka theksuar se pluralizmi është i domosdoshëm në vendimarrje por që përçarjet nuk janë të nevojshme në situata të tilla, dhe duhet të jenë në një front të përbashkët për ruajtjen e funksionalitetit të shtetit edhe në atë pjesë të vendit.

“Pluralizmi është i domosdoshëm edhe në vendimarrje të tilla kur duhet, por unë nuk kisha pasë dëshirë me pa përçarje të tilla e në situate në tilla. Në situata normale opozitë-pozitë sigurisht që kanë dallime në shumë çështje por këtu nuk mendoj që duhet pasur dallime sepse gjërat janë shumë të qarta kjo gjë duhet me qenë në një front të përbashkët me ndihmu ruajtjen e funksionalitetit të shtetit edhe në atë pjesë të territorit.” tha Gashi.

Tutje ai theksoi se janë të nevojshme kritikat dhe sugjerimet e opozitës por që edhe pozita duhet të demonstroj përgjegjësinë e vet.

“Normalisht opozita mund të kontribuoj me sugjerime dhe me vërejtje që mund të i bëjë Qeverisë dhe autoriteteve në çështje të caktuara që kanë të bëjnë me situatën atje. Mund të jap edhe kontribute të cilat janë të caktuara. Ndërkaq për aq sa është e gatshme pozita me akceptu por një gjë unë mendoj që përsëri opozita duhet të tregojë konsruktivitet karshi kësaj situate në kuptimin e plotë të fjalës. Ndërkaq pozita duhet ta demonstroj përgjegjësinë e vet që ka për të ushtruar pushtetin konform kushtetutës në krejt territorin e vet”, nënvizoi profesor Gashi duke qenë i bindur se nuk ka zgjidhje tjetër aktualisht veç një uniteti të brendshëm politik e partiak.

Shpërndaje në

U Kopjua