Live

Gashi: Rugova e Thaçi kanë hyrë në histori, Kurti i ka vetëm dy mundësi me hy në histori

21:45 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar marrëveshjen e Ohrit, të cilën ai nuk e konsideron si të tillë dhe zhvillimet rreth krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gashi cek se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka për qëllim futjen në histori të shqiptarëve, andaj shton se Asociacioni nuk është pranuar.

“Rugova e Thaçi kanë hyrë në histori, Kurti i ka vetëm dy mundësi me hy në histori. Ka edhe të tjerë që janë futur. Si Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli e pastaj si gjysmë është edhe Azem Vllasi”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Kurti qysh  mundet me hi në histori. Janë vetëm dy mundësi, si politikan pushtetar, pasi si opozitar është futur. Si pozitar mundet vetëm me dy sende. Nëse bën marrëveshje me Serbinë, pra kjo nuk është bërë ende. As Asociacion nuk ka ende. As njohje nuk ka. Po bën gabim kur po thotë se ka njohje, nuk ka. Më vonë pas 45 ditëve kur bëhet ky dokumenti për vetmenaxhimin serb, e shohim. Nëse ka elemente të marrëveshjeve të viteve 2013-2015, atëherë dihet se e ka bërë Asociacionin”, shton ai.

“Mënyra e dytë është nëse ka plan, vizion, si me zhvillu vendin. Gjë që e kemi parë se ky nuk e ka pas. Ky e ka shumë me rëndësi si futet në histori. Nëse e formon një Republikë Srpska që krijon një mosfunksionim të Kosovës është e pamundur. Ky nuk e bën këtë kurrë”, përfundoi Gashi. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...