Live

Gati 40 orë nga vrasja e shtatzënës te QKUK’ja, i dyshuari ende në arrati

07:48 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, ndodhet ende në arrati.  Të njëjtit dje i është gjetur vetura në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, por ai s’është kapur. Policia dje ka dalë edhe me një kërkesë për bashkëpunim, ku u ka kërkuar qytetarëve ndihmë për arrestimin e Halilit.

Një vrasje makabre është kryer të mërkurën rreth orës 18:00, në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Viktima është Hamide Magashi, një 35-vjeçare që ishte në javën e 41’të të shtatzanisë. Ajo është vrarë para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, ku kishte shkuar për të kryer lindjen.

Shpërndaje në

U Kopjua