Live

Gati 60 për qind e njerëzve të Serbisë gjatë 20 vjetëve të fundit nuk kanë qenë në Kosovë

14:31 / 01 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Jeta e përditshme e njerëzve të zakonshëm në Kosovë, pavarësisht nga presioni i fuqishëm politik dhe momenti aktual kur çështja e statusit dhe e normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve po i afrohet fundit, përkatësisht, shpresojmë – fillimit të ri, për qytetarët e Serbisë thuajse është fare e panjohur, shkruan portali “Danas” i Beogradit.

Kësaj, përveç censurës së qëllimshme, ose, madje, imponimit ekskluziv të kontekstit negativ, për shkak të luftës nga e kaluara e afërme, i ka kontribuar edhe mosprania e mediave të këtushme dhe e korrespondentëve të tyre në Kosovë, si dhe mungesa e bashkëpunimit të mediave serbe me atot të Kosovës.

“Danas” vë re se mediat në Beograd raportojnë kryesisht sipas lajmeve të agjencive, tekste që nuk kontribuojnë për afrimin e jetës në Kosovë njerëzve në Serbi, të cilët në thelb janë të painformuar për atë se si jetohet në Kosovë, citon ky portal bashkëbisedues.

Rezultatet e anketës që e ka zhvilluar portali “Danas” tregojnë se 60 për qind e njerëzve nga Serbia gjatë 20 vjetëve të fundit nuk ka qenë në Kosovë. Portali përmend personalitete e raste të njohura nga Kosova për të cilat nuk dinë gjë në Serbi.

“Është e rëndësishme të dëgjosh, të shohësh dhe të lexosh se në Mitrovicën e veriut nuk ka teatër, as kinema, se njerëzit përballen me restriksione të ujit. Por edhe që të dëgjosh se atje jetojnë njerëz të mirë, të cilët çdo ditë kalojnë urën dhe shkojnë në punë, pa urrejtje nga pala tjetër, dhe të cilët rrezikojnë me veprimin e tyre të quhen “Serbët e Thaçit” dhe tradhtarë”, përcjell Koha.net.

Na mungon trashëgimia e realitetit postkonfliktuoz, tranzicionit nga socializmi në kapitalizëm, integrimet e pasigurta e të ngadalshme në BE dhe tema të tjera të mëdha e të vogla, thekson “Danas”.

“Në vend se të jemi aleatë të njëri tjetrit, i vëmë pykat në rrotë. Një nga shkaqet pse ndodh kështu është edhe fakti se në hapësirën serbe dhe publike kosovare asnjëherë apo rrallëherë depërtojnë zëra që nuk janë armiqësor…”

Në pyetjen e “Danasit” sa jeni të informuar për jetën e përditshme në Kosovë (përgjigjet me nota nga 1 deri në 5, 45 për qind e tyre kanë theksuar 1 (aspak), kurse 15 për qind me 5 (shumë të informuar). Shumicën e të anketuarve (43 për qind) i intereson jeta e përditshme e qytetarëve… Do të dëshironin të informoheshin për adetet 11 për qind e të anketuarve, për artin 9 për qind, politika u intereson 8 për qind e tyre, ndërsa për filmin vetëm 2 për qind.

Sa sish njohin ndokënd në Kosovë, “Nuk njohim” janë përgjigjur 48 për qind e të anketuarve.

Pasqyrë negative për jetën në Kosovë kanë 42 për qind e të anketuarve, ndërsa pozitive 19 për qind sish.

Në pyetjen e “Danasit” se për çfarë arsyeje do të shkonit në Kosovë, – turistike janë përgjigjur 35 për qind e të anketurave, në vizitë miqve/kushërinjve 22 për qind, zyrtarisht 16 për qind, nuk do të shkoja asnjëherë 13 për qind, në festival 8 për qind, koncerte muzikore dhe ekspozita 3 për qind e të anketuarve, përcjell Kosova.live

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...