Live

Gazetares së RTK-së i thehet xhami i veturës

12:47 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gazetares së RTK-së njëherit shkrimtares, Ilire Zajmi i është thyer vetura sot në lagjen “Dardania”.

Zajmi e ka publikuar vet fotografinë kur shihet dëmi që i bërë automjetit të saj.

“Dikujt i pengoi vetura ime, e ia theu xhamin”, ka shkruar ajo.

Ajo konfirmoi se rasti tashmë është paraqitur në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë që u shpreh se nuk ka asnjë dyshim se kush mund të qëndrojë prapa këtij akti.

“E kam paraqitur rastin në polici. Nuk kam ndonjë dyshim. Sot në mëngjes kur jam nisur për në punë e kam hetuar. Në dy vende ishte thyer forcërisht”, tha ajo për Insajderin.

Shpërndaje në

U Kopjua