Qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë në The New York Times kanë në një grevë 24-orëshe. Kjo është greva e parë e këtij lloji në gazetë për më shumë se 40 vjet, raporton Associated Press.
Punonjësit e redaksisë dhe anëtarët e tjerë të The NewsGuild of New York thonë se janë të lodhur nga “pazaret” dhe zvarritjet prej më shumë se një viti.
Sindikata njoftoi javën e kaluar se më shumë se 1,100 punonjës do ta bënin një ndalesë 24-orëshe të punës duke filluar në orën 12:01 të së enjtes nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje.
NewsGuild shkroi në Twitter se “Nuk është kurrë një vendim i lehtë të refuzosh të bësh punën që të pëlqen, por anëtarët tanë janë të gatshëm të bëjnë atë që duhet për të fituar një redaksi më të mirë për të gjithë”.