Live

Gazetari i WSJ: S’kam dëgjuar kësi kritikash nga BE-ja për Kosovën

18:42 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Gazetari i Wall Street Journal, Laurence Normann, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pas qortimeve të ashpra që i dha Kosovës Bashkimi Evropian me anë të kryediplomatit të saj Josep Borrell.

“Pas viteve që pasuan dialogun, kurrë s’e kam parë Brukselin të kritikojë kaq rëndë Kosovën. Është e paprecedentë. Me gjasë reflekton zemërimin e vërtetë ndaj Albin Kurtit. Shumë pakënaqësi evropiane kishte për mënyrën se si politika amerikane u mor me këtë çështje nën administratën Trump, por e vërteta është se gjërat janë edhe më keq.” – tha z. Normann në llogarinë e tij në Twitter.

Borrell u shpreh se kishte dhënë një propozim i cili ishte pranuar nga Serbia, por refuzuar nga Kosova.

Norman tha se do t’ju tregonte partnerëve dhe shteteve anëtare të BE-së për sjelljen e palëve, e sidomos të Kosovës.

“E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ,” – ishte shprehur z. Borrell në konferencën për shtyp.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit ishte thirrur pikërisht nga Borrell për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, me afatin për kalimin në fazën e gjobave që do të përfundojë sonte në ora 00:00.

Gazetari Laurence Norman mbulon Evropën për prestigjiozen amerikane Wall Street Journal.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...