Live

Gazetari nga Sri Lanka për herë të tretë radhazi befason të gjithë më votat e tij për Topin e Artë

15:14 / 04 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Për Topin e Artë kanë votuar në total 176 gazetarë nga e gjithë bota, ku në fund doli fitues Lionel Messi.

Por një gazetar nga Sri Lanka, vazhdon të befasojë me votat e tij për të tretin vit rresht.

Hafiz Marikar nga Daily News e ka zgjedhur të parin mbrojtësin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Top treshen e kompletojnë Pierre-Emerick Aubameyang dhe Antoine Griezmann, ndërsa vota kishte edhe për  Robert Lewandowskit dhe Marc-Andre Ter Stegenin.

Shpërndaje në

U Kopjua