Afera e Martin Berishajt vazhdon të jetë temë diskutimi. Përveç në Kosovë, edhe në Slloveni.
Madje, së fundmi, është ngritur dilemë se ky rast mund të ndikojë edhe në rënien e qeverisë në Slloveni.
Kështu ka thënë për Kosovo Online gazetari slloven, Bojan Pozhar.
“Është e vështirë të thuhet nëse për shkak të kësaj mund të bjerë Qeveria e Kosovës, pasi nuk e njoh mjaftueshëm mirë skenën politike në Kosovë, por sa i përket Sllovenisë, kjo mundësi definitivisht ekziston. Megjatë, mediat sllovene, kryesisht favorizuese për Robert Golobin, ende po i fshehin publikut informata për çështjen e Gen-I Ballkan, sepse ata ende po heshtin. Por, kjo s’mund të zgjasë gjithmonë”, ka thënë Pozhar.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në prill të vitit të kaluar, është akuzuar nga mediat në Lubjanë se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.
Ndaj Berishajt, në Kosovë, ka aktualisht dy kallëzime penale. Një për deklarim të rrejshëm të pasurisë, dhe tjetri për pastrim parash.