Live

Geci: A duhet me qenë hero Shaban Polluzha apo Fadil Hoxha?

01:06 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, aktivisti i LDK-së, Gani Geci.

Geci ka diskutuar çështje të ndryshme për histori, dhunë, përplasje me Thaçin dhe oferta e Kurtit për ‘korruptimin’ e Gecit!

Geci pohoi se Hashim Thaçi kur ka ardhur prej luftës nuk e ka vizutuar varrin e Shaban Polluzhës, po e ka vizituar komunistin Fadil Hoxhën. Ai thekson se nuk i përket rrymës së majtë komuniste dhe se telashe i ka me Thaçin që e vizitoi Fadil Hoxhën.

“Unë jam natyralist, jam i djathtë unë nuk i përkas vijës komuniste e as vijës social komuniste. Hashim Thaçi kur ka ardhur prej luftës që ka ardhur me helikopter të KFOR-it të parin njëri me vizitu ka shku Fadil Hoxhen sepse ata e kanë vijën komuniste të Fadil Hoxhës, Titës e të Enverit. Dhe Fadil Hoxha i ka thënë jam plak nuk po mundem se ma kish dashtë edhe unë me I vesh çizmet e me dal në luftë të Ushtrisë Çlirimtare. Ndërsa nuk ka shku të varri i Shaban Polluzhës tash I kemi dy dallime. A do duhet me qenë Hero Shaban Polluzha a Fadil Hoxha? Ne e dimë që hero është Fadil Hoxha I Jugosllavisë, por I kujt është hero Shaban Polluzha? Ne i kemi dy vija politike të Drenicës Mehmet Gradicës dhe Shaban Polluzha dhe të babgjyshit tem Bajraktarit të Llaushës dhe vijën poltike të Staninit, Enverit, Fadil Hoxhës, e tash shkun me I pa këta edhe futën në nderime ushtarake Fadil Hoxhën”, tha ai.

Tutje, ai tha se komunistat ja vranë babgjyshin dhe e ka të pamundur të përkrahë komunizmin e Envero-Titist.

“Komunistat na kanë vra, na kanë shkatërruar, na kanë djegë kullën tonë me 1 janar të vitit 1945 ma kanë vra babgjyshin e kam të pamundur tash unë me u be me ideologjinë e majtë të Envero-Titiste e kam telash edhe me ata që kanë shku me vizitu të parin njëri Fadil Hoxhën.

Shpërndaje në

U Kopjua