Live

Geci: Amerika nuk e le Kosovën në duart e Serbisë

02:12 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, aktivisti i LDK-së, Gani Geci. Geci ka diskutuar çështje të ndryshme për histori, dhunë, përplasje me Thaçin dhe oferta e Kurtit për ‘korruptimin’ e Gecit!

Geci tha se Amerika e ka bërë Kosovën dhe nuk e lënë asnjeherë në duart e Serbisë. Dhe situata të tilla po krijohen për vemendje.

“A e din qysh u bo puna e Mitrovicës dhe veriu i Kosovës. Vuçiqit kur po i bjen autoriteti në Serbi po i merr hygjym Kosovës veriut. Albinit në matjet e fundit nisi me I ra autoriteti I VV-së dhe atyre dhe po i merr hygjym veriut të Kosovës. Po shkojnë atu po bojnë gara Albini me nja 100 policë po i mërdhinë ata policë dhe Vuçiq me disa rus e disa nacionalista do çetnikë me mjekrra edhe po thojnë na jemi patriota, po mundohen me ngrit partiotizëm verbal të kufiri ku aty po rrin Amerika me 10 ushtarë. Amerika e ka ba këtë vend, nuk e lënë me shku në duar e Serbisë më kurr.”, tha ai.

Sipas Gecit gjyqtari që e liroi në arrest shtepiak ish-policin serb ishte veprim i duhur.

“Për mua po, vetëm një lëndim të një polici që e ka shpëtuar boll është. Sepse atu nuk është liruar procedura gjyqësore. Ka pasur biseda të fshehta mes presidents Vjosa Osmanit dhe atij serb Aleksandër Vuçiq”, tha ai. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua