Live

Geci: Numrin e hoxhës të Likofcit unë ja kam dhënë Amerikanëve

02:31 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, aktivisti i LDK-së, Gani Geci.

Geci ka diskutuar çështje të ndryshme për histori, dhunë, përplasje me Thaçin dhe oferta e Kurtit për ‘korruptimin’ e Gecit!

Geci pohoi se Bonstilli ka punuar me të për t’i indetifikuar grupet kriminale qofshin ato serbe dhe shqiptare sepse unë nuk ju kam frikësuar kriminelëve. Ai e bëri publike për herë të parë

“Unë jam qeky që ja kam jep numrin e Hoxhës të Likofcit Amerikanëve. Hoxha i Likofcit është nacionalistë dhe ata arabistat i luftojke ai. Ndërsa unë nuk i kam njohur ata kush janë. Mbas 10 vjete publiksht po e them që ja kam dhënë numrin e hoxhës Amerikanëvë. Ka pasur probleme me ata tërë kohën unë nuk e kam ditur ku janë ata as çka bejnë se nuk shkojsha në xhami”, tha ai. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua