Live

Georgina Rodriguez merr vëmendje me paraqitjen edhe në veshje sportive

10:21 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Georgina Rodriguez ka mahnitur ndjekësit e saj teksa publikoi disa fotografi së fundmi në Instagram.

Partnerja 29-vjeçare e Cristiano Ronaldos ka befasuar me një veshje të thjeshtë që dukej sikur po bënte joga.

Ajo u shfaq e buzëqeshur përpara kamerës ndërkohë që pozoi me jeshile të errët.

Georgina postoi gjithashtu një foto me veshje tërësisht jeshile, të kompletuar me një bluzë të ngjashme.

Modelja dhe influencuesja spanjolle postoi një foto tjetër të saj duke shikuar nga kamera.

Kjo vjen pas pushimeve që kaluan me të ëmën e Ronaldos, Dolores Aveiro, e cila ka udhëtuar në Riad për pushime luksoze.

Georgina gjithashtu ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje fitimprurëse me një markë luksoze të modës.

Ajo pranoi të bëhej fytyra e markës italiane, Elisabetta Franchi.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo pretendon se Georgina do të marrë 350 mijë euro për punën e saj me kompaninë.

Por klauzola të tjera në marrëveshje thuhet se mund ta shohin Rodriguez të fitojë edhe më shumë para.

Për shembull, nëse ajo vesh veshje Elisabetta Franchi në fotosesione, hapje solemne dhe ngjarje të tjera të mëdha, pretendohet se mund të fitojë mbi 800 mijë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua