Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu në emisionin “Live Zone” foli për gjendjen e sektorit privat.
Gërxhaliu tha se e ka brengë se Kosova po zbrazet dhe se rinia nuk po dëshiron më të bëhet pjesë e sektorit privat, shkruan kosovalive.net
Ai u shprehë se qeveria vetëm po e gjobit dhe denigron sektorin privat.
“Jo vetëm kësaj radhe por me vite sektori privat është i anashkaluar nuk trajtohet me atë që e meriton. Është një distancë mes dialogut të mirëfilltë publiko-privat, dialogohet vetëm kompani apo persona që janë të afërt me politikën, gjë që po dëmton sektorin privat.”
“Në këtë drejtim unë nuk e kam frikën e krizës ekonomike në Kosovë, nuk e kam brengën për aspektin social por e kam brengën që Kosova po ballafaqohet me një pandemi demografike sepse ajo po zbrazet. Kosovën po e lëshojnë jo vetëm të rinjt por edhe të moshuarit. Kosovën po e lëshojnë jo vetëm të papunët por edhe ata që kanë stabilitet dhe punë mjaft të mirë sepse ne këtë formë të komunikimit dhe të kësaj arrogance të pushtetit humbet shpresa në ardhmëri dhe vet fakti që qeveria thotë se viti 2023 do ta ketë një buxhet rekord asnjëherë s’e përmend të vërtetën që pjesa dërrmuese e këtij buxheti bëhet nga sektori privat dhe lind pyetja se çka bëjnë institucionet për sektorin privat përveç për ta gjobitur, denigruar dhe me vet faktin që me vite negociohet për kontratë kolektive, negociohet për një pagë minimale dhe nuk mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës, e dëshmon më së miri se në Kosovë sektorin privat e trajtojnë si burim të parave por jo si partner dhe si diçka që duhet mbështetet dhe zhvillohet.”
“Pakënaqësitë janë të shumta dhe të rinjt më nuk e kanë më motivin të jenë pjesë e proceseve në sektorin privat sepse gjithkush tenton të jetë në administratë. Nuk ka përgjigjësi, nuk ka llogaridhënie, nuk ka performancë, ke pagë të sigurt, ke pension të sigurtë, ke edhe benifite tjera dhe ky është grushti më i madh që po i jepet ekonomisë kosovare sepse e pranuan apo nuk e pranuan do të jemi të varur nga importi i fuqisë punëtore brenda një periudhe shumë të shkurtë kohore”, tha Gërxhaliu.
INTERVISTA E PLOTË: