Live

Gërxhaliu për Ligjin e Pagave: Kosovës nuk i bëhet nder nëse secili ligj i miratuar në Kuvend adresën e parë e ka Gjykatën Kushtetuese

20:27 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu në emisionin “Live Zone” të kosovalive.net ka folur për Ligjin e Pagave.

Gërxhaliu tha se ka informacione e indikacione se Ligji i Pagave do të përfundoj në Kushtetuese, shkruan kosovalive.net

“Ky vit edhe vitin 2022, kanë qenë vite ku dialogu dhe partneriteti publiko-privat ka qenë mjaft i zbehtë, në rend të dytë, ka pasur mangësi në komunikimin pozitë-opozitë dhe në rend të tretë kemi pasur një shkëputje mes nivelit qendror dhe lokal. Kur mungon dialogu i mirëfilltë te ligjet që kanë rëndësi më shumë kuantitative se sa kualitative, në këtë drejtim besoj se Ligji i Pagave është një dëshmi e një ligji të tillë. Besoj se qëllimi i secilit ligj që të ndikoi në avancim apo progres, qoftë ekonomik apo social por edhe emocional.”

“Besoj që ky ligj ka sjell kënaqësi tek një shtresë, mirëpo tek shtresa menagjuese, qoftë sektorin e shëndetësisë, arsimit apo drejtësi, ka mbjellur pakënaqësi. Besoj pajtohemi se Kosovës nuk i bëhet nder nëse secili ligj i miratuar në Kuvendin e Kosovës adresën e parë e ka Gjykatën Kushtetuese. Informacionet dhe indikacionet janë që ky ligj do të përfundoj në Kushtetuese dhe kështu po dëmtohet imazhi i Kosovës.”

“Në anën tjetër e kemi një inflacion që vërtetë është mjaftë shqetësues, kemi ngritje të çmimeve në mënyrë spekulative apo të pakontrolluar, kemi një stagnim në rritjen e pagave qoftë në sektorin privat apo në administratë, e tëra kjo po sjell pakënaqësi, po rrit varfërinë dhe qytetarët e Kosovës janë të goditur në mënyrë emocionale”, u shprehë ai.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...