Prej ditësh kanë nisur pretendimet se mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Getinjo dhe Viven kanë nisur flirtimet e parë pasi ata janë pothuajse të pandashëm.
Dyshja kalojnë pjesë më të madhe të ditës në krahët e njëri-tjetrit dhe nuk mungojnë as puthjet dhe përqafimet.
Por, ky shoqërim i tyre u bë edhe më afërt pasi banori tjetër, Andi u largua për të qëndruar në dhomën e sekreteve.
Ishte pikërisht Andi ai që në ditët e para u pa i afërt me Vivien, por gjërat tani kanë ndryshuar dhe këtë ai sot e pa përmes televizorit.
Atij iu transmetua një moment ku Getinjo shihet në krahët e Vivien dhe nga reagimet dhe shprehjet e fytyrës, Andi shihet i zhgënjyer nga kjo.
Ndërkohë, një anën tjetër edhe reperi nga Shqipëria, Stresi po krijon afërsi më të madhe me Gresën dhe mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodh me banorët e shtëpisë së famshme.
Kujtojmë që konkurrentët e edicionit të parë të BBV Kosova po garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.