Live

Gjakovarit i zhduket gruaja për një javë, e lajmëron rastin në polici

09:42 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë të mërkurën është raportuar një grua e zhdukur.

Sipas njoftimi të policisë, bashkëshorti ka deklaruar se gruaja e tij është larguar nga shtëpia që nga e premtja e javës së kaluar.

“Me 22.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka shkuar në punë me datën e lartcekur dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua