Live

Gjasat e Llapit për titull/ Batatina: Pranvera mund të ketë befasi dhe ndryshime në tabelë, synimi ynë është Evropa

17:38 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina në intervistën e tij në kosovalive.net u shprehë ekipi i tij do të jap maksimumin deri në fund për të luftuar për titullin e kampionit.

Ai u shprehë se synimi kryesor është dalja në garat evropiane, shkruan kosovalive.net

“Sa i përket titull të kampionit është herët për të thënë, ne jemi pak mangët me pikë duke parë skuadrat të cilat janë në krye të tabelës. Pranvera mund të ketë befasi, pranvera mund të ketë ndryshime në tabelë, gjithçka mund të jetë ndryshe, ne do të bëjmë maksimumin që të marrim pikët e plota si dhe të luftojm deri në fund për kreun e tabelës, ndoshta do të jetë pakëz e vështirë por ne do ta bëjmë maksimumin, jemi në garë edhe për kupë edhe për titull, asgjë s’ka përfunduar. Në pranverë do ta shohim se si do të filloj Llapi me ndeshjet e para, shpresoj të kemi fat në ndeshjet e para dhe të arrijm që në ndeshjet e para të kemi rezultate pozitive. Llapi në pranverë ka ditur të rikthehet fuqishëm, ka ditur të jetë ndër skuadrat më të mirë për çdo sezon, jo vetëm në këtë sezon. Shpresoj që kjo sezon të jetë sezona e Llapit të arrijm përsëri të marrim trofe, të arrijm prapë objektivin e Evropës, synimi ynë kryesor është Evropa, asnjëherë me çdo kusht nuk është titulli i kampionit, por të paktën ta kapmi  Evropën”, u shprehë ai.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua