Live

Gjatë vitit 2022 nga Kosova janë larguar 205 mjekë dhe 633 infermierë

20:50 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Grupi për Ballkan mbajti tryezën me temë Shëndetësia në Kosovë, emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor, ku u bë prezantimi i hulumtimit me të njejtin titull.

Përfaqësuesit e Odave të Profesionistëve Shëndetësor, treguan se numrat e mjekëve dhe infermierëve të larguar nga vendi nga muaji Shtator 2022 deri në muajin Dhjetor 2022, është rritur.

Meqë raporti i Grupit për Ballkan mbulon periudhën Janar-Shtator 2022, në total deri sot, gjatë komplet vitit 2022 janë larguar nga Kosova gjithsej 205 mjekë dhe 633 infermierë, shifër kjo tejet shqetësuese dhe që kërkon koordinim shumë të madh ndërinstitucional.

Kjo temë është zhvilluar në muajin Tetor 2022, në kuadër të platformës Policy Idea Lab, platformë kjo që është e përvitshme dhe ka për synim të funksionoj si mjet dhe hapësirë e re e zhvillimit të politikave dhe ku njohësit, ekspertët, shoqëria civile, akademiket dhe zyrtarët e tjerë publik mund të ndajnë njohuritë dhe aftësitë e tyre mbi çështje të rëndësishme të politikave për vendin, thuhet në njoftimin e “Grupit për Ballkan”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...