Live

Gjenden 800 gramë substanca narkotike në Prizren, arrestohen të dyshuarit

11:38 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në Prizren janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre dhe objektet përcjellëse u janë gjetur 805 gramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit Heroinë. 

Në raportin e Policisë thuhet se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar tre telefona celularë, dhe pas intervistimit me vendim të prokuroritm të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Shpërndaje në

U Kopjua