Një person ka raportuar në polici se, derisa ishte duke bërë punime në oborrin e tij, kishte gjetur dy granata dore.
Rasti ka ndodhur në Guriq të Malishevës, dje rreth orës 14:10, shkruan Kosovalive.net.
Policia bën të ditur se njësia e FSK-së për deminim ka dalur në vendin e ngjarjes.
Pas tërheqjes së mjeteve shpërthyese është konstatuar se ato i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
“GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES/Fsh. Guriq, Malishevë 07.01.2023 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore./Kosovalive.net/