Një 51-vjeçar i cili rezultoi i zhdukur që prej të premtes së 4 Nëntorit 2022 është gjetur i vdekur në një zonë pyjore të Selanikut në Greqi.
Për këtë ngjarje policia sheh si të implikuar një grek i cili ka pranuar vdekjen e shqiptarit, por thotë se ngjarja ishte aksidentale. Ai ka treguar se bashkë me shqiptarin kishin shkuar për të prerë pemë, por papritur iu doli nga kontrolli sharra elektrike.
Greku tregon më tej se i plagosur bashkë me shqiptarin mbeti edhe ai. 59-vjeçari grek shkoi në spital me ndihmën e djalit të tij kurse 51-vjeçarin shqiptar e lanë aty.