Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e djeshme në Sanxhak të Kurbinit, ku u vendos tritol në banesën e Skënder Likës.
Një makinë e djegur është gjetur në Fushë-Krujë dhe mendohet të jetë përdorur nga autorët.
Në komisariatin e Kurbinit janë shoqëruar familjarët e Pilot Rolit, i cili mbeti i vrarë në dhjetorin e vitit 2021.
Dyshimet paraprake e lidhin këtë shpërthim me vrasjen e Pilot Rolit, ku si autor i dyshuar është Llej Lika djali i Skënder Likës. Ai u arrestua pak ditë pas ngjarjes së bashku me babanë e tij dhe një mik të familjes.
Skënder Lika u lirua disa muaj më vonë pasi i biri pranoi fajin dhe nuk kishte prova të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë ngjarje. /Tch