Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur për gjendjen në këtë komunë pas reshjeve të shiut.
Ai ka thënë se reshjet kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjve si dhe qarkullimin në komunikacion.
“Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, shkroi ai në Facebook.