Live

Gjendja në Podujevë pas reshjeve, flet kryetari Bulliqi

19:25 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur për gjendjen në këtë komunë pas reshjeve të shiut.

Ai ka thënë se reshjet kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjve si dhe qarkullimin në komunikacion.

“Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, shkroi ai në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua