Live

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

14:28 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Sot, për vizitë të krerëve të UÇK-së në Hagë, kan shkuar Gjeneral Kudusi Lama, ish-ambasadori Nait Hasani e shumë bashkëluftëtar e bashkatdhetar tjerë.

Pas vizitës dy ditore qo do t’iu bëjnë të paraburgosurve ata do të marrin pjesë edhe në protestën për drejtësi që do të mbahet në Hagë ditën e hënë me datë 3 prill 2023 me fillim në ora 9:00 deri në ora 14:00.

Gjeneral Lama, Nait Hasani dhe shumë shqiptar tjerë të cilët tanimë kanë paralajmëruar, do të tubohen në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së për drejtësi.

Shpërndaje në

U Kopjua