Gjenerali i Forcave Ajrore Amerikane, Mike Minihan, ka paralajmëruar komandantët e tij për një konflikt të afërt me Kinën.
Sipas gjeneralit, në rast se në zgjedhjet e vitit 2024 që mbahen në Tajvan fitojnë partitë pro-kineze, pritet një pushtim amerikan që do të sjellte luftën SHBA-Kinë.
Edhe në të kaluarën ka pasur parashikime se Kina do të ishte gati për të sulmuar dhe marrë Tajvanin rreth vitit 2027 .
Adam Smith, një politikan amerikan dhe anëtar i lartë i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës nuk ndan pikëpamjet e njëjta.
Ai nuk mendon se një luftë SHBA-Kinë është e pashmangshme dhe shumë e pamundur. Smith theksoi në program se SHBA duhet të jetë në gjendje të pengojë Kinën, por është e sigurt se një konflikt ushtarak mund të shmanget.