Pse ta prisni të nesërmen kur mund të filloni që të aplikoni zakone të reja për të humbur peshë menjëherë.
Pse ta prisni të nesërmn kur mund të filloni që të aplikoni zakone të reja për të humbur peshë menjëherë?
Pranvera është gati në ajër, që do të thotë se fustanet, bluzat dhe rrobat e banjës janë afër. Kjo periudhë e vitit është gjithashtu e mrekullueshme për të mësuar disa nga gjërat më produktive që mund të bëni sot për të filluar të humbni peshë këtë javë.
Lisa R. Young, konsulente ushqimore, rekomandon përfshirjen e disa zakoneve të reja të shëndetshme në secilën ditë tuajën sa më shpejtë që është e mundur.
Duke vepruar kështu, do të jeni në një kurs të shkëlqyeshëm për një shëndet më të mirë
Përgatitni ushqimet tuaja paraprakisht
Është mirë të blini artikuj ushqimorë me vlera ushqyese dhe të përcaktoni paraprakisht atë që po hani.
Young sugjeron: “Më pas do të përgatisja gjithçka në mënyrë që nëse jam i uritur gjatë ditës, të kem një meze të lehtë dhe të gatshme për ta ngrënë. Për shembull, do të pres specat dhe kastravecat dhe do të vendos në një qese për t’I ruajtur, shkruan Eat this.
Përfshini ushtrimet në çdo ditë
Zgjidhni një formë ushtrimi që ju pëlqen dhe filloni të lëvizni! Për disa është frymëzim , ecja llogaritet si mënyra e shkëlqyer për të nxitur metabolizmin tuaj Është e lehtë për t’u bërë dhe një mënyrë e shkëlqyeshme për të kaluaur kohë me miqtë. Plus, duke bërë hapa të shëndetshëm do t’I digjni kaloritë, të cilat do t’ju ndihmojnë të humbni peshë.
Shtoni makronutrientë në dietën tuaj
Duke përfshirë një proteinë, një karbohidrate dhe një yndyrë në çdo vakt, ju jeni duke ushqyer dhe energjizuar trupin tuaj. Ju gjithashtu do të ndiheni të ngopur dhe do të keni më pak gjasa për të ngrënë ushqime të skuqura gjatë gjithë ditës, shpjegon Young.
Sipas WebMD, burimet më të rekomanduara të proteinave nëse jeni duke kërkuar të konsumoni më pak kalori për humbje peshe dhe të paketoni lëndët ushqyese përfshijnë ushqime deti, mish pa dhjamë, fasule, vezë, arra, fara dhe bulmet me pak yndyrë.
Gatuani më shpesh në shtëpi
Kur dilni për të ngrënë, vërtet nuk e dini se si po përgatitet ushqimi. Është një mënyrë e thjeshtë për të shtuar kilogramë pa e ditur. Duke gatuar ushqimin tuaj, ju mund të kontrolloni saktësisht se çfarë po konsumoni.