Live

Gjigantët e pagesave online braktisin projektin e ‘Facebook’ për ‘Libra’

16:40 / 12 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e “Facebook” për projektin “Libra”.

Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi Financial Time javën e shkuar. Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste Libran si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet.

Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA. Drejtuesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, do të diskutojë projektin “Libra” më 23 tetor me anëtaret e Komisionit të Shërbimeve Financiare nga kongresi amerikan.

Ligjvënësit kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me Libran, si për shembull rreziku i madh për të ofruar një platformë për pastrimin e parave.

Mercado Pago, një kompani pagesash në Amerikën Latine, po ashtu është tërhequr, duke lënë me Libran vetëm PayU, kompaninë holandeze.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...