Live

Gjilani fillon dizinsektimin

13:45 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Sot komuna e Gjilanit ka filluar dizinsektimit hapësinor. Në njoftimin e Komunës thuhet se faza e tretë e dezinsektimit bëhet me qëllim të asgjësimit të mushkonjave dhe insekteve.

Ky proces nis në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë. Dizinsektimi do të vazhdojë për gjashtë ditë.

Komuna e Gjilanit ka kërkuar  nga bletarët që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsektimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.

Shpërndaje në

U Kopjua