Live

Gjilani pa akademi përkujtimore për ish-presidentin Rugova, reagon deputetja e LDK-së

18:32 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pasi që Komuna e Gjilanit nuk ka mbajtur akademi përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Bunjaku-Rexhepi ka shkruar se kjo është përbuzje nga pushteti komunal në Gjilan. Madje ajo ka pyetur kryetarin e komunës Alban Hyseni, se kush ia ka ndalur që ta anashkaloj këtë datë, ku më 21 janar ish-presidenti Rugova mbush 17 vite kur ka vdekur.

“Është injorim,përbuzje apo nënçmim nga pushteti komunal në Gjilan.Ati i pavarësisë më 21 Janar mbush 17 vite amshimi,por tek ju kjo datë nuk paska rëndësi.Kush të urdhëroi t’a anashkalosh këtë datë të çmuar kryetar.Kush ta ndaloi?Kush ta largoi?Kush bre kush????

Qytetarët Gjilanas,ata që të ulën në kolltukun e kryetarit,ta dhanë votën por jo për arrogancën,jo për injorancën tuaj.Ata mbajnë mend dhe do ta rikujtojnë me kohë!

Keni gabuar shumë,ju dhe shokët tuaj!”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...