Instituti për Studime të Avancuara GAP, ka publikuar hulumtimet e tyre të fundit mbi punën e kryetarëve të Komunave në Kosovë.
Ai mes të tjerave jep në detaje rezultatet e premtimeve që kanë bërë kryetarët në fushata parazgjedhore dhe realizimin apo mosrealizimin e tyre në praktike.
Ndër komunat më të mëdha dhe më të përfolurat në fushatën parazgjedhore për kryetarë komune ishte edhe ajo e Gjakovës bashkë me kandidatin e saj Ardian Gjini.
Ai arriti të marrë postin e kryetarit në saje të premtimeve që kishte bërë ndërsa sot në statistikat e GAP-it rezultojnë jo të realizuara.
Ardian Gjini del të ketë dështuar në mënyrë flagrante në premtimet e veta pasi GAP ka publikuar me shifër të gjitha ato.
Nga gjithsej 78 premtime që kishte dhënë Gjini në fusha të ndryshme, 48 nga ato as që nuk kanë filluar edhe pse ka kaluar gati gjysma e mandatit të udhëheqjes.
20 nga to kanë filluar por ende nuk kanë një rezultat.
Dy nga to janë gjysmë të përmbushura dhe nga 78 vetëm 8 janë të realizuara në dy vite të udhëheqjes së mandaturës si kryetar.