Polica e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar tre armë në Prizren.
“Me datë 02.01.2023 rreth orës 09:25, Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Prizren ka sekuestruar disa amë”.
E deri te ky sekuestrim erdhi, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale është parë një video ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me arme zjarri, të cilët gjithashtu ndihmon disa fëmijë që të gjuajnë me armë.
Pasi që policia ka marr informacionin ka filluar hetimet, pas veprimeve operative hetimore është arrit që të dyshuarit të identifikohen dhe të lokalizohen.
“Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët. Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve”, thueht në njoftimin e Policisë.
Nga policia janë sekuestruar tre arme, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion. Të dyshuarit pasi që janë intervistuar jaë liruar me procedurë të rregullt.