Live

Gjukanoviqi shpërndan parlamentin e Malit të Zi

19:38 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka shpërndarë sot parlamentin.

Vendimi i Gjukanoviqit vjen pasi i mandatuari për formimin e qeverisë së rë, Miodrag Lekiq nuk arriti të formonte shumicën brenda afatit, shkruan Vijesti.

Edhe Dritan Abazoviq tentoi sërish të formojë një qeveri të re, në të cilën do të merrnin pjesë FD-ja dhe Demokratët, por për këtë nuk pati përkrahje të mjaftueshme, pasi deputetët e pakicave ishin kundër.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Ndërkaq, më 19 mars në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë mes tyre edhe presidenti aktual Milo Gjukanoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua