Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën Marko Gjuriq është takuar me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës.
Bëhet e ditur se Gjuriq i ka informuar ata për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe siç u tha “problemet që hasin populli serb”.
Gjuriq iu tha diplomatëve belg, të udhëhequr nga Drejtoresha e Çështjeve Bilaterale, ambasadorja Anik Van Kalster tha se fitorja bindëse e Listës Serbe në zgjedhjet e fundit konfirmoi edhe një herë se serbët në Kosovë pothuajse njëzëri mbështesin përpjekjet e Serbisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe kompromisi për problemet në Kosovë, transmeton Klan Kosova.