Dje gjykata penale e Shutkës në Shkup e ka parë të arsyeshme të mos ekstradojë Tomor Morinën në Serbi.
Gjykata konsideron se në rastin në fjalë nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Morinës, ndërsa mendimin, me gjithë dokumentacionin, përfshirë edhe kërkesën serbe, e ka dërguar për shqyrtim të mëtejmë në Gjykatën Supreme.
Gjykata Penale gjithashtu e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit deri në përfundimin e gjithë procedurës.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, bazuar në një fletarrest të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.