Live

Gjykata ia ndryshoi pronësinë tokës milionëshe të RTP-së në emër të “borxhit”

10:17 / 20 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Në gjysmë faqe të formatit A4 është i përmbledhur vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për tjetërsimin e pronës së Radiotelevizionit të Prishtinës, vlera e së cilës është milionëshe. Gjykatësi Lekë Prenaj është mjaftuar me atë se “dy palët janë pajtuar me këtë marrëveshje”.

Nuk e ka kontestuar fare pronësinë mbi këtë ngastër. Sipas dosjes së lëndës, gjyqtari Lekë Prenaj nuk e ka kontestuar as borxhin e pretenduar, për të cilin si shkëmbim është dhënë prona, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk ka zhvilluar fare procedurë për të vërtetuar borxhin që pretendohet së është krijuar më 1994 nga RTP-ja. Por vetëm përmes procedurës gjyqësore ka marrë aktvendim për vërtetim pronësie.

Gjyqtari si palë të paditur e ka konsideruar RTP-në, ani pse si ndërmarrje shoqërore nuk ekziston qe disa dekada. RTP-ja në Ministrinë e Tregtisë është regjistruar si ndërmarrje shoqërore në vitin 2014. Në formular të Ministrisë së Tregtisë specifikohet që e menaxhon Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Palë tjetër në këtë proces ka qenë Shkumbin Qehaja.

Ai është i biri i Tefik Qehajës. Ai pretendon se babai i tij para luftës e ka pasur një kompani, përmes së cilës e ka furnizuar RTP-në me pajisje televizive.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...