Live

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për KPK-në, vjen reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje

23:10 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Manxhuka ka thënë se ky është sabotim e vonim i reformave në drejtësi, por ka theksuar se 14 shkurti i vitit 2021 s’mund të kthehet mbrapsht.

“Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi” shkruan Manxhuka në Facebook.

Reagimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua