Live

Gjykata Speciale deklarohet për Kosovalive, për rastin e vjedhjes së laptopit të gjyqtarit të saj në Paris

15:23 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ditë më parë gazeta franceze “Le Journal du Dimanche”, raportoi se një gjyqtari të Gjykatës Speciale iu është vjedhur llaptopi me të dhëna sensitive në banesën e tij në Paris.

Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë deklarim për raportimin e djeshëm të gazetës franceze “Le Journal du Dimanche” se një gjyqtari të Speciales i është vjedhur një laptop.

Në të thuhet se kishte të dhëna për procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një përgjigje për Kosovalive.net, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Gjykatën Speciale, Angela Griep ka thënë se nuk i komentojnë raportin e mediave franceze.

 “Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e komentojnë raportin e mediave franceze të cilit po i referoheni”, ka thënë ajo për Kosovalive.net

Për rastin në fjalë thuhet se është lajmëruar edhe policia franceze që sipas gazetës të dyshuarit nuk kanë lënë asnjë shenjë dhe nuk kanë marrë gjë tjetër, pos laptopit.

Ndërsa, Kosovalive.net ka pyetur këtë zyre se Çfarë kanë vepruar deri më tani Dhomat e Specializuar, cilat janë hapat që i kanë ndërmarrë për sigurinë e materialeve sensitive, ata janë përgjigjur duke thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë rregullore gjithëpërfshirëse.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë rregullore gjithëpërfshirëse dhe procedura që rregullojnë qasjen dhe trajtimin e informacioneve të ndjeshme”, thuhet në përgjigjen e tyre./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua