Live

Gjykata Speciale e cakton seancën e radhës ndaj krerëve të UÇK-së më 17 shkurt

16:44 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Seanca e radhës përgatitore për rastin e krerëve të UÇK-së, do të mbahet më 17 Shkurt. Kjo pikërisht me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Charles Smith. Ky tha se gjykimi pritet të fillojë me datën 21 mars.

“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, tha Smith, kryetar i trupit gjykues.

Nuk dihet nëse është rastësi, mirëpo seanca të tilla që janë caktuar me datat historike për Kosovën, ka pasur edhe më herët.

Në këtë rast vlen të përmendet një seancë e mbajtur më 24 mars 2022, data kur nisën bombardimet nga NATO-ja në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...