Live

Gjykata vendos, Tomor Morina nuk do të ekstradohet

16:33 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut ka vendosur që ta mos ekstradojë Tomor Morinën në Sërbi.

Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e Morinës.

Vendimi i plotë:

 “Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës

Shpërndaje në

U Kopjua