Live

Gjyqtari i pezulluar nga puna thotë se 10 mijë euro të gjetura në banesën e tij ishin të motrës së gruas

20:36 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjyqtari i akuzuar për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet, Sali Berisha, ka deklaruar para Gjykatës se dhjetë mijë eurot e gjetura në banesën e tij gjatë bastisjes nga Policia, ishin të motrës së gruas së tij. Ndërsa, revolja, tha se ishte e vëllait të tij.

Gjatë mbrojtjes, Berisha tha të enjten se revolja ishte lënë në banesë nga vëllai i tij, S.B., pa lajmërim paraprak, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari i pezulluar nga puna akuzohet se kishte pranuar 2 mijë euro ryshfet për t’i shqiptuar dënim të favorshëm të akuzuarit për “kontrabandimi me migrantë”, M.Z. si dhe ngarkohet për posedim të revoles pa leje.

“Mjetet kanë qenë të T.Th, motrës së bashkëshortes, për shkak se T.Th me bashkëshorten time si rezultat i rrethanave të jetës se tyre në të kaluarën, kanë pas një raport me të veçantë”, deklaroi i akuzuari.

Ai potencoi se ka mundur shumë lehtë të marrë edhe leje për armë, por nuk i është dukur e nevojshme pasi nuk ishte ndjerë i rrezikuar.

Ai tha se s’kishte qenë prezentë në banesën e tij kur ishte bastisur nga Policia. Sipas Berishës, nuk i kishte caktuar masën e paraburgimit M.Z, pasi prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj, kishte përmendur “vetëm bazën ligjore të mundësisë së ikjes të M.Z., në atë kohë”.

I akuzuari tha se kishte refuzuar më së shumti propozimet për caktimin e paraburgimeve në atë kohë në krahasim me gjyqtarët tjerë dhe se rasti i M.Z., nuk përbën një rast unik./BpD

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...