Një aksident në një nënstacion elektrik, tashmë të dëmtuar nga sulmet ruse, ka lënë gjysmë milioni familje pa energji në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, thanë autoritetet.
Guvernatori i rajonit Odesa, Maksym Marchenko e përshkroi aksidentin si “serioz”, duke shtuar se ministri i energjisë dhe kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo ishin dërguar në qytet.
“Një numër gjeneratorësh do të dorëzohen në rajonin e Odesas brenda 24 orëve të ardhshme”, tha ai.
“Ne presim që gjeneratorët e parë të mbërrijnë sonte”, shtoi ai.