Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në Arllat, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Ahmeti ka theksuar gjithashtu se ngasësi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.
Ajo shtoi se zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit.