Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, pasi që i njëjti ka goditur me një sëpatë një person.
Rasti ka ndodhur më datën 31 mars, rreth orës 13:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Më tej, Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.