Live

Gola i VV-së me kritika për Nagavcin: Nuk pajtohem me politikat e saj për arsimin e lartë

12:47 / 05 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola njëherit kryetar i Komisionit për Arsim, i ftuar te emisioni “Prizma” në T7, ka folur rreth mospajtimeve të tij, me mënyrën e aplikimit të politikave që kanë të bëjnë me arsimin e lartë.

Gola ka thënë se nuk pajtohet me ministren Nagavci, duke shtuar se këtë ja ka thënë edhe personalisht asaj, por edhe në grup parlamentar.

Sipas Golës, mënra se si delegohen disa kompetenca, e kërkesa nga Ministria e Drejtësisë, që profesorët të deklarojnë pasurinë, janë disa nga mospajtimet e tij, me politikat e që po aplikohen nga ministrat e Vetëvendosjes.

Ajo çfarë, ndoshta në Kosovë ka ndodh edhe nuk po mundet me u çkapë shumë, por për këtë duhet kohë me kalu, është që ne nominalisht jemi republikë parlamentare por në praktikë unë e shoh që ekzekutivi ka një rol jashtëzakonisht të madh. Si sistem është pak i deformuar. Por përtej kësaj, unë si sociolog e kam zgjidhë këtë çështje me një formulë. Vota është përcaktuese edhe në akademi e lëre më në politikë. Ka shumë çështje me të cilat unë nuk pajtohem, sidomos, specifikisht për arsimin e lartë. Unë nuk pajtohem! Ia kam bërë të qartë edhe ministres Nagavci; ka bërë shumë gjëra të mira, mendoj unë, tepër pozitive në arsimin para universitar, por në arsimin e lartë unë nuk e ndaj qasjen e saj. Ia kam bërë me dije edhe ne grup parlamentar edhe në komunikimin privat, për mënyrën se si i delegon disa kompetenca për shembull: në Agjencinë e Akreditimit, mënyra se si është kërku verifikimi i thirrjeve akademike universitare të profesorëve, më pastaj kërkesa që ka ardhë nga Ministria e Drejtësisë që profesorët me deklaru pasurinë. Pra, në këto qasje unë absolutisht e kam nda votën në grup parlamentar”- ka thënë Gola.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...