Live

Gorani: Në veri humbi Qeveria, normalizimi i situatës duhet të bëhet në Bruksel

21:36 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Gazetari dhe analisti, Dukagjin Gorani, ka thënë se nga ajo që ka ndodhur në veri në dy-tri javët e fundit, ka humbur Qeveria Kurti, e jo Kosova.

Gorani në Pressing të T7 ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare i ka dhënë leksion Qeverisë.

“Çka u ba qëto dy-tri javët e fundit është njëfarë tregimi shumë i thjeshtë. Bashkësia ndërkombëtare i ka jep leksion Qeverisë së Kosovës. Këtu s’ka humbë Kosova kurgjë, se neve s’na ka ndodhë kurgjë. Këtu ka humbë Qeveria”, tha Gorani.

Sipas Goranit, me zhvillimet në veri, Qeveria e ka kthyer procesin e dialogut në një fazë.

“E ka humbë njëfarë mirëkuptimi, komunikimi, bashkëpunimi me bashkësinë ndërkombëtare, e ka humbë ehde mundësinë e fundit me e pas një komunikim sado formal me popullatën në veri, e meqenëse ka me u marr me dialog, ajo e ka kthy procesin e dialogut në një fazë ose në një nivel ku tash edhe normalizimi i situatës në veri, duhet me u ba në Bruksel”, deklaroi Gorani.

Shpërndaje në

U Kopjua