Live

Grabitën para dhe bizhuteri, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Spanjë

12:19 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi kanë grabitur sende me vlerë në një banesë në rajonin e Morrazos në Spanjë.

Mësohet se shqiptarët janë kapur në një postbllok të ngritur nga policia, pasi janë arratisur nga banesa që grabitën me një taksi.

Mediat spanjolle raportojnë se dy të rinjtë shqiptarë, përkatësisht 27 dhe 29 vjeç, telefonuan një taksi pas vjedhjes së kryer për të shmangur ndalimin nga policia, por autoritetet ishin njoftuar në kohë për krimin.

Gjatë kontrollit në mjet, policia gjeti doreza dhe një elektrik dore që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes, gjë që u vërtetua pas gjetjes së parave dhe bizhuterive.

Sakaq, të dy janë arrestuar ndërsa policia ka ngritur dyshimet se një person i tretë mund të ketë qenë i përfshirë në grabitje pasi sasia e parave të gjetura është më e pakët se ajo e denoncuar e vjedhur nga pronarët e banesës.

Shpërndaje në

U Kopjua